AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“T’iu bllokohen pasuritë”, Malaj kundër kërcënimeve me burg të Ramës: Strategji jo e mirë…

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka komentuar nismat e ndërmarra nga ana e qeverisë, pas tërmetit që përfshiu vendin në 26 Nëntor, duke e konsideruarkëtë si një strategji jo të mirë.

Malaj i referohet kërcënimeve të Ramës ndaj ndërtuesve, të cilët iu ka kërkuar rindërtimin e pallateve të dëmtuar, duke thënë se e mira do të ishte bllokimi i pasurive të tyre.

Sipas Malajt, nuk duhet të nisë rindërtimi i banesave apo pallatet nga firmat private, pa pasur një konstatim të plotë nga ana e shtetit.

Postimi i plotë i Malajt:

Deshire pozitive e qeverise por strategji jo e mire. Cdo shtepi e demtuar duhet te vleresohet vetem nga strukturat ligjore. Firmat ndertuese nuk duhet te nderhyjne ne kete proces. 

Pronaret te firmave ndertuese te shtepive te shkateruara dhe te demtuara rende duhet tu behet bllokimi i menjehershem i llogarive te biznesit dhe personale dhe tu blllokohet cdo shitje e kompanive apo pasurive personale te patundeshme. Strukturat e pergjegjese evidentojne shkallen e demit, pregatisin preventimin e demtimeve dhe riparimeve potenciale.

Kompanite perballojne financimin e kryerjes se punimeve. Vendimet per ngrirjen e llogarive dhe te mos kryerjes se veprimeve te shitjeve te pasurive personale dhe kompanive. Kjo qe ata te mos u largohen apo fshehin burimet financiare duhet ta bej sa me pare prokuroria.

Urdheri i saj eshte i detyrueshme si per bankat private por edhe noteret, hipotekat dhe cdo zyre tjeter shteterore. Veproni sa me shpejte, jo ne panik, jo duke krijuar kosto shtese per asnje , por ata qe kane fituar miliona nga keto investime vdekje prurese duhet te paguajne minimalisht kostot financiare.

Ne Australi Prokurori i Pergjithshem ka detyre ligjore te verifikoj kontratat e sigurimit te prones publike me kompanite e sigurimeve per te garantuar mbrojtjen e shtetit dhe taksapaguesve te tij Dite te mbare,
Arbeni

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *