Ka ndërruar jetë në spital shoferi i motorit i cili u aksidentuar pasditene e sotme nga betonieria në afërsi të TEG-ut në Tiranë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.T (40 vjeç) i cili duke drejtuar motorin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
40-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion shtesë
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:
Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”