Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tiranë: Bie nga kati 4 një 47-vjeçar, gjen vdekjen e menjëhershme

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ku një 47-vjeçar ka rënë nga kati i 4 i një banese dhe dyshohet paraprakisht se është vetë-hedhur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme 05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  shtetasi  Y. K., 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Vetëm dy ditë më parë, një ngjarje e tillë është regjistruar në kryeqytetin shqiptar në Fushë Mëzez Kashar, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi.

Mësohet se personi në fjalë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 8-të i një pallati ku edhe banonte.

Ndërkohë që sipas njoftimit të Policisë, 60-vjeçari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.

“Rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”, njoftonte Policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *