Një i ri është nisur me urgjencë në spital pasi raportohet paraprakisht se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se ai është rreth 30-vjeç dhe ka rënë nga lartësia e një pallati në rrethana ende të panjohura.
Ende nuk dihet gjendja aktuale e të riut ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.. Lajmi i referohet dëshmive të banorëve të zonës të cilët thonë se kanë parë skemën e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)