Sipas rezultateve zyrtare të publikuar nga KQZ mësohet se deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 12665 fletë votimi, nga të cilat 6808 ose 53.75 për qind janë për Partinë Socialiste; 4266 ose 33.68 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 866 vota ose 6.84 për qind janë për LSI-në.
Ndërkohë, në vend të tretë renditet PSD e Tom Doshit me 288 vota ose 2.27 % dhe në vend të katërt kandidati i LVV Boiken Abazi me 79 vota ose 0.62%