AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Thyerja e stolave në ‘Air Albania’, reagon ‘Tirona Fanatics’: Pseudopolicia edhe pseudourdhëruesit, kriminelët e vërtetë

Ndëshja mes Kukësit dhe Tiranës pak ditë më parë u shoqëruar me një sjellje të turpshme nga ana e disa tifozëve në shkallët e “air Albania Stadium”, ku u dëmtuan sipas FSHF 164 stola pas takimit me Kukësit ndërsa janë arrestuar disa persona.

Tirona Fanatics ka reagur për këto arrestime  duke e konsideruar si një mënyrë të rtturpshhme ndërsa bën me dije se Policia e shtetit ende po bën shoqërime të tifozëve në ambjentet e Komisariatit Nr 1 në kryeqytet.

Sipas grupimit të tifozëve, 3 anëtarë janë dënuar me gjobë  dhe një tjetër vazhdon të jetë në ambjentet e paraburgimit pa asnjë provë apo fakt.

“Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…”, skruan në fb “Tirona Fanatics.

Reagimi i plotë:

Prej dites se shtune e deri sot, ne menyre totalisht te turpshme, Policia e Shtetit po shoqeron anetare te Fanatics individualisht ne ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes se stolave gjate ndeshjes me Kukesin dhe prishjen e rendit publik.

3 anetare jane denuar me gjobe sot dhe 1 tjeter vazhdon te jete ne ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVE FILMIKE, PA ASNJE FAKT!

Asnje ballafaqim me video-provat e me televizora te fikur, Policia e Shtetit deklaron se keto jane “urdhera nga lart”…

KJO ESHTE QESHARAKE!

Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…

Ne jemi Ultras, jo Kriminel!

Liri per cunat tone, Liri Per Ultras!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *