AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Thonë se po hyjnë në luftë, dhjetëra amerikanë s’e kanë idenë ku bie Irani

Shumica e amerikanëve duket se nuk e dinë ku ndodhet Irani, edhe pse SHBA po shfaqet sikur është në prag të luftës me këtë vend në Lindjen e Mesme.

Media britanike “The Indipendent” doli në sheshin e famshëm të Nju Jorkut “Times Square” një pasdite të ftohtë për të pyetur njerëzit se ku ndodhej Irani, duke përdorur një hartë të zmadhuar të rajonit por pa emrat e shteteve dhe me një laps të kuq. Anketa fare thjesht synonte të dinte sa ishin të interesuar njerëzit për luftën që dukej se po u sillej në prag.

Interesante qenë përgjigjet, nuk mund të thuash jo. Nga një dyzinë njerëzish që iu përgjigjën pyetjes të mërkurën, vetëm njëri e korrigjoi vendndodhjen e Iranit – një i ri që tha se ishte nga Franca.

Shumë të tjerë treguan një zonë të përgjithshme rreth e rrotull Iranit: Njeri zgjodhi Afganistanin, një tjetër Turkmenistanin, një tjetër akoma Arabinë Saudite.

Një grua piketoi Serbinë si vendndodhjen e Iranit dhe një burrë me nxitim, ia nguli lapsin Francës para se të ikte.
“Irani është diku këtu në Afrikën lindore” tha një burrë tjetër, duke shënuar Egjiptin. Më vonë, kur e pyetën prapë, ai tha se po e ndiqte krizën midis dy vendeve edhe pse nuk mund ta tregonte vendin në hartë. Unë po i kushtoj vëmendje asaj. Jam duke parë çfarë po ndodh dhe ndjehem sikur Irani të mund të jetë…Mendoj se Trump bëri një gjë që….” tha ai. I pyetur nëse mendonte se SHBA do të hynte në luftë me Iranin, tha:“Unë mendoj se ne tani jemi në atë fazë”.

Kurse një burrë tjetër, veteran i Marinës, që tha se kishte shërbyer në Lindjen e Mesme në 1990, ngriti dyshimin se Irani nuk ishte në atë hartë në fakt, para se të piketonte Turkmenistanin si vendndodhje, pasi u sigurua që harta nuk kishte ndonjë hile.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *