Duke marrë shkas nga rastet e fundit të promblematikave të shfaqura për produktet e freskëta Zepa Natyral, dëshirojme T’Ju informojmë që stafi ynë i Departamentit të Cilësisë ka filluar një supervizim në të gjithë Supermarketet ku ne jemi prezentë.
Natyrisht, nuk ndjehemi aspak mirë kur marrim konstatime të tilla nga klientë besnikë që vlerësojnë ushqyerjen e sigurtë për familjet e tyre. Nga ana tjetër, krijimi i mykut në sipërfaqe të kosit apo me raste edhe bymimi i kapakëve të kosit natyral, janë dy fenomene të njohura për produktet natyrale, pa konservantë dhe pa kimikate, nëse nuk trajtohen në kushtet e duhura të temperaturave 2 gradë C deri 4 gradë C, gjatë pozicionimit të produkteve të freskëta në raftet frigoriferike të supermarketeve.
Në këtë këndvështrim këto dy dukuri negative janë vetëm një rikonfirmim i natyralitetit të produkteve tona, krahasur me produktet e tjera në treg, të cilat janë të vendosura në po të njëjtat kushte dhe nuk pësojnë asnjë tjetërsim si pasojë e fortifikimeve me konservant.
Ndërkohë që Zepa Natyral Ju bënë thirrje te gjithë konsumatorëve të Tiranës qe të orientohen në tre pikat e dedikuara Zepa Shop, pasi siguria në këto dyqane monitorohet nga stafi i Zepa Natyral. Ndërkohë tregohuni të kujdesshëm në supermarketet ku nuk respektojnë rregullat e sigurisë ushqimore në ruajtjen e produkteve!
Në shumicën e supermarketeve, pavarësisht se ekrani i frigoriferit tregon temperaturën, mungesa e kalibrimit çdo vit lejon mundësinë që ky tregues të jetë jo-i-vërtetë.
Për cdo produkt të mykur apo të fryrë që konsumatorët terheqin ne supermarkete, Zepa Natyral ofron kompesim.
Kompesimi bëhet në Dyqanet Zepa Shop, me adresat respektive në Tiranë:
1. Rruga Beqir Luga, Pallati nr.3, pranë Pazarit të Ri,
2. Rruga Gjin Bue Shpata, mbrapa Stadiumit Dinamo, pranë ish Restorant Ujvara,
3. Rruga Xhanfize Keko, Perballë Kastratit, Zona Xhamllik.
Kemi marr përsipër një mision të rralle dhe jo të lehtë në Shqipëri që të prodhojme produkte pa konservant dhe pa kimikate por tërësisht natyrale të cilat kërkojnë kushte rigoroze frigoriferike në cdo pikë fundore të zinxhirit ushqimore aty ku dhe Ju i gjeni dhe na perzgjidhni mes shumë të tjereve.
Për një ushqyerje të shëndetshme, së bashku do ia dalim!