Aktorët dhe aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë protestën e tyre në mbrojtjen të Teatrit Kombëtar.
Aktori i njohur Arben Derhemi gjatë fjalës së tij tha se askush të mos guxojë që ti afrohet Teatrit, pasi sipas artistët do të bëjnë rezistencë.
“Duhet të jeni këtu, se me zemër janë të gjithë, por të jeni këtu fizikisht këtu. Ky teatër mbrohet vetëm fizikisht. Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie. Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë tha dikush do jetë shumë e nxehtë. Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni”, ka thënë Derhemi.
(M.Q/Faxweb)