Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Thashë për çfarë do më pyesni”, Rama i përgjigjet ultimatumit të Metës: Nuk mund ta firmosë dot…

Edi Rama nuk e ka vonuar përgjigjen e tij në drejtim të presidentit Meta, më pak se një orë pasi ky i fundit lëshoi ultimatum për shpërndarjen e Kuvendit.

Rama tha se presidenti nuk mund të shpërndajë Kuvendin, ndërsa është shprehur se PD është kthyer në një servis figurantësh që përdoret nga Meta.

“Thashë për çfarë do më pyesni”, tha fillimisht Rama, ndërsa shtoi më tej:

“Presidenti del dhe shpërthen para jush. Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës. Nuk ka asgjë të re këtu, pashë që PD ishte kthyer në një servis figurantësh përpara Metës”.

“Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot.

Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme”, deklaroi më tej kreu i qeverisë.

Në tubimin e sotëm, presidenti Meta paralajmëroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit në 15 Mars, datë kur palët do të duhet që të përfundojnë miratimin e Reformës Zgjedhore, që është një kush ndërkombëtarë për Shqipërinë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *