AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Thaçi e Vuçiç ‘fluturojnë’ në të njëjtin destinacion, takim i fshehtë mes presidentëve?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Bjellorusi, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave OIimpike “Minsk 2019”.

Në Minsk do të jetë gjithashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ndërkohë nuk dihet ende nëse dy presidentët do të zhvillojnë ndonjë takim, marrë parasysh zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe anulimit të Samitit të Parisit.

Njoftimin se Thaçi do të udhëtojë për në Bjellorusi e ka lëshuar zyra e tij, duke treguar se atje do të marrë pjesë me ftesë të Kreut të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic.

“Me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndër të tjera, në njoftim përmendet edhe fakti se në Minsk do të ketë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.

 “Presidenti Thaçi, bashkë me shumë përfaqësues të shteteve evropiane, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Evropiane “Minsk 2019””, përfundon njoftimi.

Hera e fundit kur Thaçi dhe Vuçiç janë gjendur përballë njëri-tjetrit, ka qenë Forumi ‘GlobSec’ i cili u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë. Më herët ata ishin takuar edhe në Samitin e Berlinit. Burimi: Gazeta Express

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *