Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në vend pas ngjarjeve më të fundit të shënuar në Turqi, Gjermani dhe Zvicër.
Mësohet se menjëherë pas ngjarjeve, janë shtuar masat e sigurisë në disa ambasada në Shqipëri. Ndërmarrja e këtyre masave vjen pas vendimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi.
Ajo vendosi të mbyllet për shkak të një sulmi me armë shënuar gjatë natës që pasoi vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. (XH.A/SHUPLAKA)