Vendi është duke u goditur nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, që e kanë epiqendrën kryesisht në Durrës dhe në Tiranë.
Së fundi një tërmet që ra me magnitudë 5.1, duket se ka sjellë sërish pasoja në Durrës, ku pallate të shumta janë kthyer në të pabanueshme.
Drejtori i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Mjekësore tha se ka shumë thirrje nga Durrësi kjo pas tërmetit të fundit me magnitudë 5.1.
Rasti i fundit është në autostradë pasi është shembur ndërtesa i lënduari po dërgohet drejt spitalit të Durrësit.