Vendi fqinj nuk po gjen qetësi nga tërmetet gjatë dy javëve të fundit. Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e djeshme.
Epiqendra ka qenë rreth 17 km nga Tyrnavos dhe 31 km nga Larisa, zonë e cila u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë dy javë më parë, duke shkatuar dëme të shumta materiale.
Më 3 mars një tërmet i madhësisë 6.3 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët. Që prej asaj dite lëkundjet kanë qenë të shumta rreth zonës së epiqendrës.
(E.H/Faxweb.al)