Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tentuan të hynin në Britani, kapen 8 shqiptar në jahtin luksoz

8 shtetas shqiptar janë kapur nga autoritetet britanike në një jaht luksoz. Jahti luksoz u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe nga Forcat Kufitare dhe një helikopter dhe dyshohet se shqiptarët janë kontrabanduar.

Tetë shtetasit shqiptarë do të trajtohen në përputhje me rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik u ndalua nga policia dhe është marrë në pyetje.

Një zyrtar  i Agjencisë Kombetare të Krimit tha se po bashkëpunojnë me partnerët për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kufijve.

“Goditja e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë njerëzisht është një nga përparësitë tona”, tha ai.

Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të pajetë të 39 emigrantëve në një kamion në Essex.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *