Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Xhepi 33 vjeç, banues në Fushë –Krujë.
Ky i fundit është kapur nga Shërbimet e Policisë së burgut, në burgun e Fushë – Krujës duke futur një telefon celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Futja ose mbajtja se sendeve të ndaluara në insitucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar në nenin 324/a të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)