Është tensionuar situata e protestuesve në zonën e Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100 % për shembjen e banesave të tyre, në kuadër të ndërtimit të rrugës së “Unazës së Re”. Protestuesit kanë marshuar drejt fadromave që ishin dërguar për nisjen e shembjeve të objekteve në atë zonë.
“O erion o legen shtëpiat tona nuk i shemb”, ishte një nga thirrjet e tyre gjatë protestës.
“Është turp, siç ke strehuar kokën dhe rri me fëmijën tënde ngrohtë. Janë njerëz dhe ato shpia i kanë ndërtuar me gjak me mund. Ku do shkojë ky popull e mendon sa do shtohen vjedhjet. A e ke menduar ndonjëherë se do vazhdojnë të bëjnë vjedhje dhe masakra më vonë.
Do ta mësoj edhe armën do e mbroj me gjak pronën e babait tim. I kërkoj falje të gjithë shoferëve në trafik. Na kanë fikur shpirtin, mos na shani në rrjetet sociale se sot është halli ynë nesër është halli juaj. Bashkoheni me hallin tonë se nesër mund të keni ju hall”, tha një nga protestuesit për Fax News.
Më herët banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e presidentit të Republikës, Ilir Meta.(J.D/faxweb.al)