Temperatuarat e larta që kanë prekur Japoninë kanë shënuar edhe viktimat e para. I nxehti afrikan ka përfshirë prej ditësh Japoninë, ndërkohë që të paktën 30 persona kanë humbur jetën. Siç shkruajnë edhe mediat vendase edhe shumë të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të shmangin orët e pikut dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta e me ajër të kondicionuar.
Temperatuart e pazakonta në Japoni kanë arritur në vlerën maksimale prej 41 gardësh, ndërsa në disa qytete temperatuar ka qenë 38 gradë për disa ditë rresht.