Policia e Vlorës ka proceduar penalisht, një 15 vjeçar pasi dy ditë më parë ka bërë një telefonatë ku ka dhënë lajmërim të rremë për të shtëna me armë.
Njoftimi i Policisë:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.