Artemisa Vassili, 19 vjeçarja nga Shqipëria, i kishte thënë familjes saj se do të shkonte për të aplikuar për opunë në një ndërmarrje në Athinë mesditën e 16 Tetorit, kur ajo u largua nga shtëpia e saj në Koropi të Greqisë.
Një kamera sigurie në rrugën Attikis në të njëjtën zonë, e regjistroi atë në orën 14:36. Distanca nga shtëpia e saj është rreth 500 metra. Një i afërm e pa atë duke pritur në një stacion autobusi. Ajo kishte veshur pantallona të zeza kapri, një këmishë të bardhë me vija blu dhe atlete të bardha, ndërsa mbante një çantë shpine të zezë.
Telefoni i saj dilte i fikur që prej orës 18:10 pasdite ditën që ajo u zhduk. Antena që kapi pozicionin e fundit dhe mbyllja është Pallini. Autoritetet greke kontaktuan me kompaninë drejt tëcilës e reja ishte drejtuar për të aplikuar për punë e cila deklaroi se 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në ambjentet e ndërmarrjes.
Shoqja e fëmijërisë e vajzës së zhdukur prej më shumë se një jave, tha në lidhje me zhdukjen që i kushtoi shumë dhe “e kishte mërzitur”.
“I dashuri i saj e bllokoi në Facebook dhe nuk donte që ata të vazhdonin. Kjo e shqetësoi atë. Por në një masë të tillë, të zhduket? Kjo na befason të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër që e tronditi… “/faxweb
Vëllai i të zhdukurës, Aris Vassilis, padyshim i pikëlluar, i bëri thirrje kujtdo që di diçka rreth zhdukjes të kontaktojë Autoritetet . “Unë i kisha dërguar një mesazh mikut të saj, por ai nuk bashkëpunoi me mua në fillim, tashmë më ka bllokuar. Pastaj ai më tha se ata nuk kanë biseduar për më shumë se dy muaj, nuk e di nëse ajo që ai më tha është e vërtetë,”. Artemis është e gjatë 1.62 m dhe flokë të gjatë kafe.