Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ruçi i dërgoi letër ku i kërkonte emrin e kreut të KLSH-së, përgjigjet presidenca

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas letrës zyrtare që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i nisi Metës në lidhje me emrin e kreut të KLSH-së.

Blushi shkruan se presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.”- shkruan Blushi.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgoi një letër zyrtare presidentit të vendit Ilir Metës ku thekson se po pret propozimin e e tij për kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit.

“Z. President, në vazhdën e vakancës së krijuar me kryetarin e KLSH-së prej muajsh, ju lutem të ushtroni kompetencën tuaj dhe ju lutem sillni propozimin e radhes per kandidturën per kreun e KLSH-së.”- bëjnë të ditura burimet.

Këshilli i Lartë i Shtetit vijon që të drejtohet nga Bujar Leskaj, megjithëse ka kohë që i ka përfunduar mandati.

Kujtojmë se Kuvendi ka rrëzuar më parë tre kandidatura të propozuara nga presidenti Ilir Meta për kreun e KLSH-së. Maxhoranca parlamentare ka rrëzuar Vitore Tushën, Bahri Shaqirit dhe profesor doktor Petraq Milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close