Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Teatri Kombëtar në listën e 7-të monumenteve më të rrezikuara, Basha entuziast: Faleminderit engjëj mbrojtës të…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një artikull në të cilin shkruhet se Teatri Kombëtar shqiptar futur nga organizata prestigjioze Europa Nostradhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Bashë citon Europa Nostra-n se,“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Më tej ai pohon se ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë- thotë Basha duke shprehur urimet e tij për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar

Reagimi i plotë:

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra
dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Faleminderit Europa Nostra, faleminderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *