Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Të verbrit kërkojnë rritje të pagesës së paaftësisë, Xhaçka u përgjigjet: Shantazhet në prag zgjedhjesh nuk janë konstruktive

Ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka, u është përgjigjur thirrjes së Shoqatës së të Verbërve në të cilët kanë kërkuar nga qeveria një rritje të pagesës së paaftësisë. Mirëpo kjo nuk ka qenë përgjigja që kjo kategori sociale ka pritur të dëgjojë.

E ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus”, Xhaçka është shprehur se në vëmendje të institucionit që ajo drejton janë të gjitha kategoritë e personave në nevojë dhe se kategoria e personave të verbër është “më e privilegjuara” mes tyre.

Mirëpo protestat e tyre, ajo i ka parë si shantazhe ndërsa ka shtuar se buxheti është ai që është.

 “Ne jemi të hapur për çdo grup në nevojë. Dhe për të ndihmuar jo vetëm ata që ngrenë zërin më shumë, por edhe për ata që nuk kanë zë. Është në filozofinë e qeverisjes sonë për t’iu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Ata janë në të drejtë të tyre, për të protestuar, për të bërë si duan. Por këto shantazhe në prag zgjedhjesh nuk janë konstruktive. Ne do të donim të ishim të dytët pas Gjermanisë, por nuk jemi. Ky është buxheti i qeverisë. E theksoj se interesi ynë dhe vëmendja është ndaj të gjithëve, dhe jo vetëm ndaj të verbërve. Do të bëjmë për shoqatën e të verbërve njësoj si për nevojat e të gjithëve. Kjo bëhet duke u ulur e duke diskutuar me të gjithë. Por jo me shantazhe”, deklaroi ministrja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *