AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Të strehuarit nga tërmeti në Kosovë, ambasada shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shqipërisë e akredituar në Kosovë, duke falenderuar qytetarët e Kosovës për sensibilitetin që treguan në ndihmë të Shqipërisë për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm për personat që janë strhuar atje.

Ambasada kërkon të bëjë regjistrimin e shtetsave shqiptar që janë strhuar në Kosovë si nevojë që sipas saj do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM

Kërkesë drejtuar bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

Të nderuar,

Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.

Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.

Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.

Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:

Telefon: + 383 (0) 38 248 208

Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618

E-mail: embassy.pristina@mfa.gov.al

Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://ëëë.facebook.com/AmbasadaPrishtine/

Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *