Policia ka reaguar pas të shtënave me armë të regjistruar gjatë natës në Tiranë. Policia njofton se në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar.
Sakaq vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.