AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Të shtëna me armë në një lokal, vdes pronari i biznesit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Korçës ku një 45-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 9 rruga ‘1 Maj’, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *