Klajdi Hallulli është 19-vjecari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident në Brescia, Itali. Ai po udhëtonte me tre miq të tjerë, por humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.
Ndërkohë dy nga miqtë e tij që u dërguan me urgjencë në spital mbeten në gjendje kritike për jetën dhe një tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se Klajdi Hallulli ka lënë prindërit dhe një vëlla.