Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për ndryshimet e opozitës së bashkuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke thënë se duhet të paraqiten në tryezën e Këshillit Politik. Në një reagim në Twitter, u bën thirrje palëve politike që të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe çdo ndryshim të mëtejshëm ta diskutojnë në Këshill Politik.
Luigi Soreca: Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi # reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor, të diskutohen në Këshillin Politik.
Kujtojmë se ditën e sotme, opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100% të listave. Në draftin e propozuar prej opozitës kërkohet ruajtja e koalicioneve siç janë në ligjin aktual.
Gjithashtu përsëritet kërkesa e vazhdueshme që palët t’i drejtohen ODHIR-it për mosmarrëveshjet mes tyre.(A.M/Faxweb.al)