Pak ditë më parë Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka debatuan ashpër në emisionin “EXPULS”. Gazetari e pyeti Xhensilën rreth komenteve të publikut, duke i thënë “Ty të quajnë imorale, të bezdis kjo gjë?”.
Kjo pyetje revoltoi Xhensilën, e cila i tha “Opinioni publik thotë që ti je gej, e vërtetë është?”. Mbrëmjen e sotme Ronaldo kishte ftuar ish-mikeshën e tij në “Dua të të bëj të lumtur”, për të zgjidhur konfliktin e ndodhur mes tyre.
Gazetari tha se pyetja ishte bërë me qëllim që Xhensila të dilte si e mirë, për ta sulmuar si fenomen.
“Xhensila me krenari mund të thotë që është vajzë punëtore dhe ta sulmonte si fenomen. Pyetja është bërë që Xhensila të dalë si e mirë, për ta sulmuar si fenomen meqë bëhen aq shumë komente të tilla. Publiku ndonjëherë e tejkalon”, tha ai.
“Nuk dua kurrë të bëhem gazetare si ti”, iu përgjigj Xhensila.