AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të përfundojmë reformën zgjedhore”, Basha thirrje mazhorancës: Ta miratojmë me konsensus sa më shpejt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të diskutuar dhe miratuar reformën zgjedhore bashkë me mazhorancën.

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha deklaroi se kjo reformë duhet të mbyllet sa më parë.

“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Prej muajit shtator ky është një kusht i pakalueshëm i Bundestagut gjerman.

Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e me parë të reformës zgjedhore dhe mandaton zotin Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të darkodësuar mekanizmin për ecjen përpara të reforms zgjedhore, duke iu qëndruar pikave tona. 

E para, krijimi i një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Miratimin me konsensus jashtë Parlamentit të çdo propozimi për reformën zgjedhore, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsesus, pa asnjë ndryshim në seancën plenare.

Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike. Përfaqësuesit e palës tjetër të mos e zvarrisin më këtë proces”, tha Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ky është një hap për zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat deklaroi se zgjidhja do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme, me një Kod Zgjedhor që adreson provlemet e shitblerjes së votës. PD dhe opozita e bashkuar dhe qytetarët duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike që vjen vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Lulzim Basha.

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *