Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’ ashpërsoi tonet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, ku pati një përplasje në kohë reale me deklarata dhe kundër deklarata. Meta në fjalënm e tij tha se edhe ai se gjithë njerëzit e tjerë i vdekshëm është dhe nëse amerikanët dinë ndonjë gjë për të, ta lajmërojnë dhe ta çojnë te Mali me Gropa për t’i lëshuar një raketë.
“I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë”, tha Meta.
Ilir Meta: Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqiëprisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës.