Në sheshin pranë godinës së Bashkisë Lezhë sot është ngritur çadra për vaksinimin e popullatës 70+. Para çadrës së vaksinimit janë mbledhur me dhjetra qytetarë të cilët po zënë radhë pasi proçesi i vaksinimit pritet që të nisë rreth orës 14.00.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Fax News, në shesh ka dyndje të madhe qytetarësh të cilët presin vaksinimin, duke mos respektuar as distancimin social.
Edhe pse shihet në video një punonjës policie, ai duket se ka të pamundur që të vendosë radhët tek qytetarët që presin të vaksinohen.
Prej ditës së djeshme në të gjithë vendin ka nisur procesi i vaksinimit të qytetarëve, në sajë të mbërritjes së 192 mijë dozave të vaksinës Sinovax nga Kina.