Seancën e sotme në Kuvend, deputeti Lefter Maliqi, ka qenë shumë i ashpër me ministren Etilda Gjonaj, lidhur me situatën në burgje.
Maliqi u shpreh se është drejtori i burgjeve Agim Ismaili ai që komandon ministren, dhe jo e kundërta siç do duhet të ishte në një vend normal.
Maliqi foli dhe për vdekjen në burg të Andon Mëhillajt, që sipas tij u shkaktua vetëm për shkak të mungesës së mjekëve. Deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të Ismailit, për të cilin tha se është liruar si agjent i SHIK-ut në vitin 1997.
“Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë çuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se te burgjet, por tërë administratë është bërë KÇK, nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga policia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve.
Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor. A ka ky drejtori të shkuar kriminale, ça lidhje ka ky me kryeministrin, e ke propozuar ti apo të dhanë urdhër.
A ka qenë i liruar si agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë, a ka qenë në ndjekje penale te komisariati 3 për shkak të ngjarjes me Sokol Koçiun? Ty të komandon drejtori i Burgjeve, nuk e komandon ti, pse i ka shkarkuar tërë drejtorët e Lleshit, me nipin e vet, ish sekretari i përgjithshëm, bënte tenderat dhe e hoqi dhe e çoi këshilltar pranë vetes kryeministri, se tenderat i firmoste ai”, tha ai.
Maliqi foli me emra konkretë dhe akuzoi ministren se komandimet në administratën e Burgjeve që duhet të jenë 3 mujore i kanë shkelur afatet, ndërsa nënvizoi se shumë të shkarkuar nga puna po fitojnë gjyqet dhe këto para do dalin nga xhepat e qytetarëve.
“Drejtori i burgut të Korcës ushtartak mbi 3 muaj i komanduar? Po ca ndodh aty brenda? Largoi drejtorin jkuridik anëtar i asamblesë së tyre, e largoi e degjeneroi do vesh jurist i thjeshtë i tha. Shefi i auditit mik i familjes Rama, gruaja e tij ka dalë nuse te shtëpia në “Myslym Shyri”.
Shantazhoi punonjësit e DAP, fitoi e gjyqin për rikthim në detyrë, ka 10 muaj që auditi është i mbyllur në zyrë nuk kontrollojne ca ndodh në burgje. Shef personieli mbi një vit të komanduar, shef logjistike, të komanduar e shkarkon ,fiton gjyqin si shefja e auditit, kush do i paguajë.
Drejtori i 302 ka fituar gjyqin, se kanë lekë këta, 290 veta i kanë mangut, drejtorin e Vlorës e shakrkojnë e cojnë ndjekje penale, del e thotë emëron në Vlorë një që e akuzoi vet për lidhje me krimin dhe e heq pastaj, drejtori i 313 e njëjta gjë.
Heq Arben Cukon që u ka dhënë dhjetra kuti me vota, hoqën Stefan Çipën, e hoqa për punë të shkëlqyer tha, sëmur dhe ai dy ditë në Greqi ne një operim të vështirë, akoma s’e kanë uruar një pjesë e tyre i urojmë jetë të gjatë. Kunatin e Vasilikës donte ta hiqte, por ndërhyri Vasilika, te Elbasani ndërhyri Taulanti por ja hoqi.
Keni liruar specialiste të ministrisë, ky drejtori i klanit famoz e emëron shefe ligjistike në Krujë, as është prezantuar as emëruar, pas dy ditësh dorëzon detyrën, pas dy ditësh kërkon specialist për burgjet, e keni bërë KÇK te administrata e burgjeve”, tha Maliqi.
Përgjigja e ministres Gjonaj:
“Kam ardhur këtu të mbrojë institucionin, s’jam këtu për t’ju përgjigjur mllefeve e inateve personale me persona specifikë apo me të gjithë drejtuesit.
Nuk po kuptoj cili ishte meraku juaj, ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra që s’di pse ishin më shumë persona të dënuar se çfarë duhet të përmbante problematika. Unë nuk i jap kaq rëndësi emrave, nëse ka shkelje cohet në prokurori dhe këtu përfundon.
Një pjesë të informacioneve e keni të vjetëruar mos merrni info në kafene, ku ish drejtues ju japin të dhëna, por s’janë fakte, ju ngatërrojnë mbase me kastile por shikojni më mirë që kur të vini në interpelancë të mos thoni gjëra të paqën”..
Përgjigja e Maliqit:
“Interpelanca më shumë është për shqiptarët, faktet janë kokëforte, mos më trego kafenenë mua se unë do takohem po ti informacionet e ke nga shoferi jot, por sigurisht në kafene do i marr informacionet se kam, lidhjet e mia, por ç’ligj moj kush do mbajë përgjegjësi për këta që po fitojnë ligjet, pa më thuaj ndonjë llaf, më vjen keq për ty, s’ka asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën ku të kanë vënë por kjo është e zeza mbi të bardhe ca ndodh në burgjet, administratë e si ndërhyn politika, situata është e zezë në administratën e burgjeve dhe jashtë, pse 7 të burgosur kanë dalë vetëm me këtë drejtor tani e del thotë gjyqtari kck me radhë, ndërkohë që shteti lufton shtetin”.