Presidenti Ilir Meta i cili mbajti një konferencë për shtyp ditën e sotme i është përgjigjur dhe thirrjes së deputetit Bujar Çela ndaj prokurorit të përgjithshëm të izolojë presindetin pasi ‘ e ka mbushur kupën’.
“U bëj thirrje kudo që janë në botë, policive, presidenti është këtu dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shanc që të ndodhë kjo. E vërteta është që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal i cili ka si synim kryesor izolimin e Shqipërisë.
Presidentin këtu e kanë, unë i kam paralajmëruar që në Pogradec, qëllimi i vërtetë është defaktorizimi i shqiptarëve nëpërmjët defaktorizimit të Shqipërisë.
Kjo marrëveshje për çeljen e negociatave do të ishte nënshkruar që 3 vjet më parë
Serbia dhe Mali i Zi e mbyllën nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asoçimit 3 vite pas nesh ndërkohë që gjatë këtyre 3 viteve vendosen pengesa antishqiptare. Këtë çështje do ta kthej në referendumin më të madh që nga koha e Skendërbeut”, tha presidenti Ilir Meta.
Deputeti i Partisë Socialiste në qytetin e Lushnjes, Bujar Çela bëri një deklaratë të pazakontë disa ditë më parë në foltoren e Kuvendit.
Çela i kërkoi kryeprokurorit Olsian Çela, për të cilin tha se e ka kushëri, të bëjë sa më shpejt izolimin e Metës. Deputeti i PS tha se nuk ka nevojë që BKH-ja të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë. (lexo)