Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Të hënën nisin në poliklinikat e Tiranës”, Manastirliu jep detaje për 100 mijë testet e shpejta: Prej 20 Dhjetorit, do të shpërndahen në spitale rajonale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje për 100 mijë testet e shpejta të antigenit që kanë mbërritur në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, u shpreh se kjo metodë do të aplikohet fillimisht në Tiranë e më pas të përhapet në rrethe.

Ogerta Manastirliu: “Sa i përket testit të shpejtë të antigenit kemi siguruar 100 mijë testet e shpejta në kontratën e parë, teste të njohura nga OBSH, që janë të disponueshme në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion të testimit dhe hetimit epidemiologjik.

Testimi do nisë nga dita e hënë në Tiranë fillimisht dhe do jenë epidemiologët që do e kryejnë në vatrat e evidentuara që do vlerësohen prej tyre e kanë rëndësi kyce, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga komiteti teknik.

Nga dita e hënë, fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm në gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

Këto janë strukturat që aktualisht kryejnë testimin e PCR që bëhet dhe sot. Prej 20 dhjetorit testet e shpejta do ti vihen në dispozicion spitaleve rajonale për rastet urgjente.

Nga e hëna deri në datë 20 dhjetor është përcaktuar të lihet në funksion të trajnimit të stafeve tona.

Testi i shpejtë i antigenit është vendosur të përfshihet në funksion të testimit, rritjes së kapacitetit, ndërprerjen e zinxhirit dhe duke garantuar sigurinë e këtij testimit të shpejtë”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *