Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të gjithë janë lodhur”, Basha-Ramës: Është mbushur kupa, kurrë nuk e mbrojte popullin tënd

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka ngritur disa pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se ka ardhur kohë të pranojë përgjegjësitë për dështimet e tij.

Më tej Basha vijon duke thënë se të gjithë janë lodhur me justifikimet e kryeministrit që sipas tij, ua hedh fajin gjithnjë të tjerëve.

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar”, shkruan Basha.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes me kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e sotme, deklaroi se u diskutua në lidhje me zgjedhjet brenda Partisë.

I pyetur nga gazetarët për kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të vepruar njëlloj si Zaev dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Rama u shpreh i qartë se nuk do të këtë zgjedhje të parakoshme (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *