Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te Gjitha

Të gjithë i dinim të ndarë, papritur Keisi dhe Stresi nisën t’i kërkojnë “llogari” njëri-tjetrit në rrjete sociale

S’besojmë se është nevoja t’jua rithemi sërish historinë e gjatë e të bukur të dashurisë së Keisit dhe Stresit, që i ka rezistuar çdo pengese.

Dyshja është ndarë kryesisht për shkak të largësisë dhe së fundmi, të gjithë menduam se Keisi dhe Stresi i kishin dhënë njëherë e mirë fund.

Por, s’paska qenë kështu! Ishte Keisi ajo që nisi të fliste për dashurinë në InstaStory, ndërsa më pas iu përgjigj edhe pyetjeve për Arkimedin.

“Sa vite mund të duroje lidhje në distancë?”- e pyesin Keisin.

“Për personin e zemrës unë duroj një jetë, por s’është normale. Një çift duhet të gjejë mënyrën të bashkohet.”- shkruan ajo, duke na bërë të na lindin dyshimet e para se ajo dhe Stresi vazhdojnë të jenë bashkë.

Dhe ja ku i keni më pas pyetjet për Stresin! Si mund t’i shpëtonte?

“A ke pas qejf që të ra burri nga Tropoja, dmth Stresi?”- e pyet një tjetër, ndërsa Keisi i përgjigjet pa mohuar aspak faktin që vazhdon ta ketë bashkëshort!

“Unë s’është se kam ditur shumë për të në fillim, ishte si dashuri me shikim të parë. Kam qenë e re, e turpshme, e doja pa e ditur akoma çfarë ishte dashuria dhe që po e ndjeja. Për Tropojën nuk dija shumë, thjesht m’kishin thënë larg meshkujve nga Tropoja si shaka një herë dhe kisha parë filmin “Taken”. Më pas e njoha Tropojën dhe tani normal është diçka që më pëlqen, pasi Tropoja është vend i bukur dhe me shumë vlera.”- shkruan Keisi.

“A ke account fals për me pa çfarë bën Arkimedi?”- pyet dikush tjetër, ndërsa Keisi e pranoi hapur:

“Normal pff. Se me hy n’live të tij unë, shifni BKC ju, ehe sy t’mprehtë keni.”

Përgjigjen e Keisit e ka ripostuar edhe Stresi krejt papritur, megjithëse nuk ndiqen në rrjete sociale.

“Qetësohu o bishë se s’kam nevojë për fallco unë me ty. Jam e drejtpërdrejtë. Vetë m’ke thënë mos hy n’live me emrin tënd, unë gjeta zgjidhje.”- shpjegohet ajo.

Por, pse nuk ndiqen në Instagram? Për këtë përgjigjet Stresi:

“Pres t’më bëjë, që t’ia kthej back.”- shkruan ai duke qeshur.

Gjithashtu, dikush e ngacmoi Keisin për faktin që bashkëshorti i saj i përgjigjet adresave të tjera në Snapchat, ndërsa partnera e reperit ia tregoi vendin.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 564 votes
    564 votes 4%
    564 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13589
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.