AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të gjithë flasin për koronavirusin”, gazetarja nga Italia: Lindën 3 foshnja në karantina, rrugët e Milanos janë boshatisur (VIDEO)

Gazetarja Silvana Gjeçaj ka folur për Fax News në një lidhje telefonike nga Italia ku ka treguar detajet më të fundit në lidhje me epideminë që ka nisur të hapet me shpejtësi në vendin fqinj, ndërsa janë shënuar 3 viktima deri më tani dhe mbi 150 persona të prekur nga koronavirusi.

Gjeçaj thotë se njerëzit kanë marrë masa në disa zona të vendit, ndërsa thekson se masat nuk janë në nivelin e duhur nga ana e shtetit, duke argumentuar se nuk kanë mbyllur akoma linjat e udhëtimeve me vendet e prekura më parë dhe se kontrolli ka qenë minimal.

Më tej ajo tha se disa aktivitete publike janë anuluar, është kërkuar mbyllja e katedrales në Milano, ndersa rrugët dhe sheshet e këtij qyteti përgjatë ditës së sotme kanë qenë të boshatisura.

Gjeçaj tregon se në karantinat e ngritura për njerëzit e dyshuar se janë prekur nga koronavirusi kanë ardhur në  jetë 3 foshnja, por që fatmirësisht as ato dhe as nënat e tyre nuk kanë rezultuar pozitiv.

“Shkollat janë mbyllur në Lombardi, Veneto, Emilia-Romana. Ka probleme me maskat, aty ku gjenden kanë çmime të larta deri në 100 euro. Janë pezulluar të gjitha ngjarjet publike në disa nga qytetet kryesore, nga e premtja është përhapur masivisht tema e koronavirusit, të gjithë flasin për këtë. Ka edhe njerëz që vazhdojnë jetën normalisht. Sot rrugët e Milanos ishin bosh, kjo nuk ndodh asnjëherë. Jam në kontakt me shqiptarët por deri më tani nuk kam dëgjuar se ndonjëri prej tyre është prekur, uroj të mos ndodh edhe në vijim. Janë ngritur spitale të veçanta që nuk kanë akses të gjithë, stafi është veshur me uniformën e duhur.

Në spitalet që trajtohet virusi kanë lindur tre fëmijë dhe fatmirësisht nga testet kanë rezultuar se as nënat as foshnjat nuk janë të prekur nga epidemia. Do më përlqente të kthehesha për të takuar familjen por jo nga frika e virusit. Ka dalë urdhëri që të mbyllet edhe katedralja e Milanos. Më heët po flisja me mamin dhe më kërkoi që të kthehesha, besoj është normale përderisa flitet vetëm për këtë temë që prindi ta kërkojë diçka të tillë. Edhe karnavalet në Venecia janë anuluar”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *