Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

“Të gjithë bashkë do të bëjmë sakrificë”, Turqia merr vendimin ‘drastik’ në prag të muajit të Ramazanit

Turqia ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid gjatë muajit të Ramazanit, në mënyrë që të parandalojë një përhapje të gjërë të koronavirusit, përshkak të grumbullimeve.

Fundjava do të jetë karantinë totale, ndërsa ndalohen grumbullimet për iftar dhe syfyr, duke qenë se shumica e popullsisë turke është muslimane.

“Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr.” njoftuan mediat turke.

Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Muaji i agjërimit këtë vit nis në 12 Prill dhe përfundon në 13 Maj kur do të festohet Fiter Bajrami.

Në Turqi në 24 orët e fundit kanë dalë pozitiv me Covid-19 më shumë se 29 mijë qytetarë ndërsa kanë humbur jetën 153 persona.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.