Kandidati për deputet i LSI në Gjirokastër Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje për debat të hapur publik kandidatit të Partisë socialiste Bledi Çuçi.
Nëpërmjet një postimi në facebook Vangjel Tavo i drejtohet Çuçit duke i kërkuar të zgjedhë vendin dhe orën në të cilën ai do të realizojnë debatin publik.
“E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë.”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Ndër të tjera Tavo ka kërkuar nga Çuçi të tregojë se sçfarë ka bërë ai gjatë viteve të qeverisjes, duke vënë në dukje se nuk ka patur asnjë investim për familjet në qarkun e Gjirokastrës.
“Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite.”, ka thënë kandidati i LSI-së.
Tavo është treguar i gatshëm për tu përballur me Çuçin në çdo kohë, ashtu siç është shprehur në postimin e tij.
Postimi i plotë
E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë.
Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite.
Të pres! Ku dhe kur të duash! Vangjel Tavo