Banorët e fshatit Labinot-Fushë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme përball njësisë administrative të zonës së tyre. Ky reagim i qytetarëve vjen pas dështimit të takimit mes tyre dhe kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja si dhe deputetit Taulant Balla. Takimi publik ishte planifikuar për ditën e sotme por është anulluar nga ana e zyrtarëve shtetërore duke i lënë banorët pa një përgjigje konkrete. Të indinjuar banorët po protestojnë aktualisht për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
‘’Kemi pronat tona dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vi një biznesmen dhe të na i zabtojë, ne kërkojmë të drejtën tona dhe do vdesim për to’’- tha një protestuese e moshuar.
‘’Pushtetarët duan ta gllabërojnë këtë pasuri, po na ndotin ajrin po na vrasin’’: deklaroi një banor tjetër i revoltuar.
Banorët e Labinotit kanë kanë ditë që protestojnë kundër kundër záptimit të pronës publike dhe private, ndôtjen e ajrit dhe lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut ‘Rozafa’ që ôperon në këtë zonë.