Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për ABC ka komentuar situatën politike të kohëve të fundit, mënurën si do bëjë opozitë LSI, por edhe raportet që do të ketë me presidentin Meta.
ajo mendon që nuk do ta ndikojë aspak Presidentin për vendimet që ai do marrë. E për të dëshmuar këtë, ajo tregoi se Ilir Meta di të pozicionohet gjithnjë sipas kostumit që vesh. Ajo thotë se tani që është president Meta do të dijë sit ë qëndrojë mbi palët. Në vazhdimësi të kësaj ideje ajo tregoi edhe për një bisedë që kishte patur me Metën ditën kur dy këshilltarët e përjashtuar nga LSI-ja, Genta Mezinin dhe Agim Kraja vendosën të bashkojnë votat me PS-në për rritjen e ujit.
“Kur është para pozicionit, ai pozicionohet siç duhet, qoftë edhe kur bëhet fjalë për familjarët e tij. Është i ftohtë dhe i kthjellët. Po them një sekret të vogël, ditën kur u mblodh këshilli bashkiak dhe dy këshilltarët tanë bashkuan votat me PS, unë nuk isha këtu. Mora në telefon Ilirin, e pyeta si do ja bënim? Ai më tha që tani e ke t’i partinë dhe duhet të vendosësh vetë. Isha bashkë me Petrit Vasilin. Mirë ta bëri, më tha. Pra, Iliri nuk ndërhyri fare. Kam përshtypjen që do jetë një President i mirë se ka vendosur mbi të gjitha stabilitetin e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar në shumë raste”, tha ajo.
Monika Kryemadhi tregoi edhe takimin e ftohtë, zyrtar mes tyre, ditën e betimit të Metës, President. “Unë i thashë urime, ai as faleminderit nuk më ktheu”, tha Kryemadhi duke qeshur. (B.H/Shuplaka)