Kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Blendi Klosit i ka ndodhur një incident gjatë takimit elektoral në Dimalë. Një qytetar i zonës u shpreh i irrituar nga qeverisja 8 vjeçare e PS-së, duke i përmendur Klosit premtimet e pambajtura.
Ai i tha të gjitha këto premtime nuk janë mbajtur dhe se ka ardhur koha që t’ia lënë vendin të rinjve, pasi nuk kanë çfarë japin më.
“Po na mashtroni. Ku e ke ti taksën e sheshtë, unë po paguaj taksa sa po shembem. Urdhëro! Ke vënë një dritë ti këtu, apo shikoni shtyllat ju dhe i quani drita? Ka dritë? Unë po i paguaj, ne po i paguajmë këto o zotëri. Vjen kjo zonja e bashkisë do lekë.
“Dua lekët unë,” thotë ajo. Ku t’i gjej unë lekët, ti i fut paratë e tua të gjitha në xhep.
Po thua që taksat e sheshta, unë s’kam parë taksë të sheshtë këtu. Unë po e marr 100 mijë lekë një thes plehë, unë 100 mijë lekët dua 3 vjet t’i ha vetë. Unë po ja hedh serrës për një ditë. Si ka mundësi që ju thoni po bëj këtë, po bëj ata, ndërkohë që ju s’keni bërë asgjë. Asnjë gjë, 8 vjet. Çfarë mandati të tretë kërkon më ? Lërja tjetrit, jeni të lodhur totalisht, nuk jeni më për këtë punë, ka rini këtu plot.
Ti shkollën e ke bërë vërtet po e ke bërë për në xhep, se ke bërë shkollën për ne. Tani ngrehu e folë ti se mbarova unë.
Serat u përmbytën atje, po e di unë se çfarë kam hequr.”, u shpreh qytetari i revoltuar.
(R.G/Faxweb.al)