Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Superaksioni për arrestimet e zyrtarëve, prokurorja Imeraj jep detajet: 31 persona janë arrestuar, dëme në 134 pallate

Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ka dhënë sot detaje lidhur me operacionin që ka ndërmarrë ky institucion së bashku me policinë e kryeqytetit, dhe që kanë çuar në pranga dhjetra persona, të cilët dyshohet se kanë përgjegjësi për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit në Tiranë.

Sipas Imerajt derimë tani janë arrestuar 31 persona, ndërkohë që u shpreh se dëme kanë pësuar dhe 25 godina të institucioneve shtetërore.

Imeraj: Në 27 nëntor ka filluar hetim për evidentimin e shkeljeve që janë bërë për banesat që janë shkatërruar. Janë evidentuar 25 institucione të pabanuara, 134 pallate dhe mbi 200 banesa. Janë identifikuar autorët që janë arrestuar, deri më tani janë arrestuar 31 persona.

I pranishëm në këtë konferencë për mediat ka qenë dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj, i cili tha se arrestimet kanë përfunduar gjatë ditës së sotme, me vënien në pranga të 31 personave.

Jaupaj: DVP Tiranë, ngriti grup të përbashkët pune për evidentimin e pasojave, janë kryer veprime proceduriale, të udhëhequra nga prokurorët. Janë kryer aktet e ekspertimit. Policia ekzekutoi urdhër arrestet e shpërndarë nga prokuroria. Dje janë arrestuar 29 persona, sot edhe dy të tjerë, në total 31 të arrestuar. Angazhimi i prokurorisë ka qenë në maksimumin e mundshëm. Nesër pritet të dalin në gjykatë për masë sigurie.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha më tej se fokusi kryesor i prokurorisë ka qenë evidentimi i atyre që kanë dhënë lejet e ndërtimit.

Imeraj: Është punuar për evidentimin e plotë të autorëve, sidomos për evidentimin e atyre që kanë lëshuar lejet e ndërtimit. Është bërë hetim i plotë i dokumentacionit për të gjithë ata ndërtesa që u shpallën të pabanueshme. Në analizimin me detaje janë zbuluar elementë me të dhëna fiktive, dhe përbëjnë falsifikim dokumentesh. Veprat penale për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje.

Erjon Imeraj, prokuror i çështjes, ka dhënë më shumë detaje lidhur me personat e arrestuar dhe përgjegjësitë e tyre.

Prokurori Imeraj: Janë kryer punime në katet e para që kanë krijuar probleme. Funksionarët e komunave kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin. Mungojnë oponencat teknike. Mungojnë procesverbalet për përfundimet e ndërtimeve. Janë disa shkelje për aktet e kolaudimit, ka raste që nuk gjenden fare dhe nuk ekzistojnë. Mungojnë certifikatat e cilësisë së ndërtimit dhe në disa raste mungon leja.

(E.K/Faxweb.al) 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *