Ka shkuar në 5 numri i viktimave pas sulmit me armë në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas në SHBA.
Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se tashmë kanë identifikuar edhe sulmuesin, Esteban Santiago, i cili është kapur nga policia menjëherë pas hapjes së zjarrit në aeroport.
Pas sulmit, Policia evakuoi aeroportin duke bllokuar të gjitha daljet e tij, transmeton Express.
Deri më tani raportohet të jenë së paku nëntë persona të tjerë të lënduar. (A.R/SHUPLAKA)