Berisha: Ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë, kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30 vjeçare të policisë së shtetit shqiptare. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lohdje me sulmet në e-Albania. Është bërë për të zhdukur provat për lidhje të tmerrshëm me krimin të Ramës dhe qeveritarët e tjerë.
Duke asgjësuar të dhënat e ketyre sistemeve, janë asgjësuar materialet e pakontestueshme. Edhe në rast se Prokuroria ka në disponim në dosje të dhëna të tilla.
E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritar me policinë, operacion i paprecedentë, që nuk ndodh askund përvecc se në shtetin e mafies. Dua të informoj shqiptarët se nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë pjesmarrës hakera të qeverisë, rusë dhe serbë, përvecc atyre iranianë.
Kjo është një e vërtetë e konfirmuar! Hakerimi masiv i të dhënave personale filloi me patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, letërnjoftimeve. Nuk besoj se Irani ia dha këto të dhëna, ata kanë interesa të tjera, Rama ua dha ato të dhëna.
Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Maqedonia, për këto dy të fundit nuk jam i sigurt. Penetrim i plotë i hakerave serbë, sepse dihet që me Kosovën kanë problemet më madhore, sulmet janë nga rajoni.