Ka nisur në Fier faza e dytë e aplikimit të fermerëve për naftën falas. Sipas Shqiponja Musaraj,drejtueses së ekstensionit të bujqësisë në Fier, nga skema e subvencionit të qeverisë për naftën kanë përfituar deri tani në Qarkun Fier 7000 fermerë ndërsa numri i aplikimeve ka arritur në 14000 teksa ka theksuar se me fillimin e kësaj faze ka patur aplikime edhe nga fermerët që nuk arritën të aplikonin në fazën e parë.
“Deri në këtë moment kanë përfituar për karburantin falas 7714 fermerë në rang qarku, tani jemi në fazën e dytë të shpërndarjes së karburantit. U bë shtesa e fondit, nuk ka pasur vonesa por thjesht proceduras ligjorë. Në total 14.500 fermerë në rang qarku. Faza tjetër tani filloi, do përfitojnë sipas datave të aplikimit. Ka filluar shpërndarja kartave për fazën e dytë”– u shpreh ajo.
E pyetur për vonesat e marrjes së naftës nga aplikantet e fazës së parë , Musaraj është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të datave të ndryshme por ka theksuar se të gjithë fermerët aplikantë do të marrin sasinë e karburantit qe u takon sipas sipërfaqes së tokës bujqesore.
Ndërkohë nga fermerët është shprehur përvec vlerësimit të kësaj skeme ndihmëse edhe kritika per vonesat e marrjes së sasisë që përfitojnë si dhe vështirësitë në plotësimin e dokumentacionit.
“Meqë dëgjova në televizor si do jenë procedurat nuk e dimë, ndaj erdha këtu. Më përpara nuk kam aplikuar, nuk kemi qënë këtu, kemi qënë në emigrim. E mjaftueshme nuk është se plehrat janë shumë shtrenjtë.
Kam aplikuar për naftë ose na gënjëjnë o e vjedhin vetë këta, vij 40 herë këtu. Nuk kam marrë asnjë gjë. Kam aplikuar në prill, na tha s’ka vazhduar marsi. O i hanë vetë e i vjedhin. Ca shprese ka?”– u shprehen disa nga fermerët.