Klorinda Çaushllari një studente e Mjekësisë në Romë së bashku me një grup studentësh kanë ndërmarrë një nismë për të mbledhur fonde për të siguruar mjete bazë për mjekët në QSUT.
Në një lidhje telefonike për Fax News, studentja deklaroi se kjo nismë synon që të ndihmojë sadopak mjekët dhe spitalin.
“Kemi menduar fillmisht që këtë fond ta drejtojmë për mbledhjet për ndihmat bazë që sigurojnë personelin mjekësor që mos të infektohet, pasi është një dëm i madh.
Pastaj në bazë të mbledhjes së fondeve, ne synojmë që të sigurojmë edhe mjete bazë për spitalin siç janë kitet apo resporatorët që arrijnë vlera të mëdha, pasi një respirator kushton tek diku 7 mije 8 mijë euro.
Prandaj dhe targeti është dikur tek 50 mijë euro në mënyrë që mjetet që të blejme të jenë më të dobishëm.”– tha Çaushllari.