Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si reperi Stresi ka pasur miqësi të ngushtë me 27-vjecarin, Gjin Borici Ndoj që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës. Në një postim të fundit në Instagram, ka publikuar fotografinë teksa shijojnë momente relaksi në një zonë turistike të Shkodrës.
“Qofsh i xhenetit”, janë fjalët që shkroi Stresi për mikun e ndjerë. Faxweb.al ka raportuar më parë se trupi i pajetë i Gjon Borici Ndoj është gjetur në orën 5 të mëngjesit të sotëm në një zonë të papopulluar.
Pasi gjeti 4 gëzhoja kállashnikovi pranë trupit të pajetë, pòlicia gjeti edhe një automjet të shkrùmbuar rreth 1 km larg vendit të ngjarjes. Mendohet se mund të jetë makina e përdorur nga autorët për të kryer átentatin, e cila figuron me targa të denoncuara që me 20 qershor, të cilat i përkasin një makine Fiat.
27-vjeçari rezulton si një person me precedent kríminal në fushën e krímeve ndaj personit dhe tráfiqeve të paligjshme. I riu kishte probleme me gjákmarrjen, ndërsa gazetarja e Fax News Emi Kalaja bëri me dije se 27-vjeçari ndryshoi mbiemrin për shkak të pròblemeve me krímin. Këto mbeten dy pistat ku po heton policia, por është ende e paqartë se cili ishte shkaku që çoi në vrásjen e të riut në orët e para të mëngjesit pranë automjetit tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. (A.M/Faxweb.al)