FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Stresi kapet me shoferin në autostradë: Pasha Zotin më liro pak rrugën

Shqiptarët njihen për ngatërresat mes shoferëve.

Keni dëgjuar shumë shpesh djem të rinj, që ndalojn ë në mes të autostradës dhe fillojnë të kapen me njëri-tjetrin, vetëm se nuk i liroi rrugën.

Mirëpo ditën e sotme reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka gjetur një mënyrë të re për të bindur një shofer t’i lirojë rrugën.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se Stresi ndodhet në makinë së bashku me miqtë e tij ndërkohë që shprehet i bezdisur për faktin që automjeti para tij nuk po i lironte rrugën.

Mirëpo makina kishte të vendosur në xham letrën “Shitet”, bashkë me numrin e telefonit.

Kështu që djemtë e kanë marrë në telefon.

“Pash Zotin, taksirat se jemi duke ardhur pas teje, na e liro pak rrugën!”-dëgjohet t’i thotë një prej djemve shoferit në telefon.

Në sfond dëgjohen të qeshura.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *